Aktualitet

PARALAJMËRIMI/ Lala: Shteti të hyjë në Nikël e Lezhë, do ketë vrasje e rrëmbime

Ajo shtoi se pas çdo ngarkese me drogë të kapur nga policia ka një të vrarë dhe në këto zona do të mbizotërojnë ngjarjet kriminale.

17 Maj 2022, 21:46 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI/ Lala: Shteti të hyjë në Nikël e
Studioja e Open

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka paralajmëruar autoritetet për rritjn e nivelit të kriminalitetit në Lezhë e Nikël. E ftuar në “Open”, Lala tha se në këto vende shteti duhet të ndërhyjë patjetër, pasi në këto zona do të ketë atentate e rrëmbime. Ajo shtoi se pas çdo ngarkese me drogë të kapur nga policia ka një të vrarë dhe në këto zona do të mbizotërojnë ngjarjet kriminale.

“Nëse nuk ndërhyn në Lezhë dhe në Nikël shteti, ka për të pasur përplasje të forta, nuk kanë për tu ndalur rrëmbimet, vrasjet e atentateve mafioze. Nuk kemi pse të ulemi ne dhe të diskutojmë, e keni parë që pas çdo kapje të një ngarkese, kemi pasur një të vrarë. Autoritetet duhet të ndërhyjnë patjetër,”- tha Lala.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll