Art&Argëtim

Ronela në Eurovizion, Aliaj: Ia deleguan ‘Këngës Magjike’, kampionit të tallavasë

Ai shtoi më tej se për këtë arsye, performanca e Ronela Hajatit doli në atë mënyrë dhe nuk arriti as të kualifikohej në finale.

17 Maj 2022, 22:14 Nga DOSJA
Ronela në Eurovizion, Aliaj: Ia deleguan ‘Këngës
Robert Aliaj

TIRANË- Artisti Robert Aliaj është shprehur se performanca e këngëtares Ronela Hajatit në Eurovizion i është deleguar produksionit që bën festivalin “Kënga Magjike” që moderohet çdo vit nga Ardit Gjebrea. Në një lidhje me Skype në “Open”, Aliaj tha se ky festivali është kampioni i tallavasë dhe nuk mundej kurrsesi që të merrte në dorëzim një këngë që përfaqësonte vendin tonë.

Ai shtoi më tej se për këtë arsye, performanca e Ronela Hajatit doli në atë mënyrë dhe nuk arriti as të kualifikohej në finale.

“Nuk e di domethënë, i bie të përsëris veten timë, e kam thënë njëherë, është shumë e mërzitshmë ta them sërish, këta i deleguan përfaqësimin e vendit një….se s’dua ta them. Ia kanë deleguar tallavasë, kampionit të tallavasë, “Këngës Magjike”. Unë nuk e di se ç’lloj niveli, grumbullohen të gjithë aty që kanë interesat e njëri-tjetrit,”- tha Aliaj.

(f.m.dosja.al)

Sondazh

Poll