Art&Argëtim

Gjyqi vazhdon/ Heard mohon akuzën e Depp: Jashtëqitjen në shtrat e bëri qeni, hëngri kanabisin e Johnny-t

Gjatë seancave gjyqësore, aktori pohoi para gjyqtarit dhe prokurorit se Heard ka bërë jashtëqitjen në krevatin e tyre pas zënkës më të.

17 Maj 2022, 09:52 Nga DOSJA
Gjyqi vazhdon/ Heard mohon akuzën e Depp: Jashtëqitjen në shtrat
Amber Heard

SHBA- Aktorja Amber Heard dhe ish-bashkeshorti i saj aktori Johnny Depp kanë zbuluar shumë detaje që nuk do t’i kishim menduar ndonjëherë për jetën e një çifti Hollivudian. Gjatë seancave gjyqësore, aktori pohoi para gjyqtarit dhe prokurorit se Heard ka bërë jashtëqitjen në krevatin e tyre pas zënkës më të.

Por Heard mohoi akuzat, duke thënë se nuk ishte ajo, por qeni i saj pasi kishte ngrënë marijuanën e Johnny-t.

"Boo (qeni) ka ngrënë majuanën e Johhny-t që kur ishte qenush dhe që atëherë ka pasur probleme me zorrët e tij,"-tha Amber.

Sipas Proto Themas, shoferi i Depp-it, Starlin Jackins, ka dëshmuar më herët se Heard e kishte justifikuar veten, duke i thënë se kishte bërë një shaka. Heard tha se Boo dhe qeni i tyre tjetër, Pistol, po flinin në shtratin e tyre në mënyrë që Boo të mos ngrihej natën për të kryer jashtëqitjen në dhomë. Madje ajo tha se teksa po përgatitej të shkonte në festivalin muzikor Coachella, e la Boo-n në shtrat, dhe atëherë ka ndodhur incidenti.

Avokati i saj e pyeti Heard nësë e ka bërë në formën e një shakaje, por ajo e mohoi.

"Jo. Në fillim nuk më duket qesharake, nuk kam qenë në humor për një shaka. Jeta ime po shembet. Isha në një udhëkryq në jetën time dhe sapo isha sulmuar në ditëlindjen time të 30-të nga burri im i dhunshëm me të cilin isha e dashuruar. Nuk mendoj se kjo është qesharake, pikë. Kjo është e neveritshme,"-tha ajo.

Publiku nuk e beson më Heard pasi ajo shpesh kundërshton gjërat të cilat thotë në gjykatë. Së fundmi, gjatë seancës gjyqësore dëshmoi se ngjarja parë e dhunës nga Depp, ka ndodhur në vitin 2013 dhe më pas tha në 2012. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll