Art&Argëtim

James Corden: I laj flokët vetëm një herë në dy muaj

Ai ka treguar gjithashtu se është habitur në momentin kur ka zbuluar kohën mesatare të njerëzve që qëndrojnë në dush për 10 min në Los Angeles.

17 Maj 2022, 09:30 Nga DOSJA
James Corden: I laj flokët vetëm një herë në dy muaj
Komediani James Corden

SHBA- Prezantuesi dhe komediani James Corden, ka pranuar se ai i lan flokët vetëm një herë në dy muaj. Së fundmi, banorëve të Los Anxhelosit iu kërkua të reduktonin sasinë e kohës që kalonin në dush për shkak të mungesës së ujit kjo bëri që komediani 43-vjeçarë të zbulonte se sa rrallë ai i lante flokët.

"Unë jam brenda dhe jashtë për tre ose katër minuta. Unë përdor sapun, por nuk i laj flokët. Unë e laj atë çdo dy muaj. Kjo është një histori e vërtetë," -tha Corden.

Sipas Daily Mail, ai ka treguar gjithashtu se është habitur në momentin kur ka zbuluar kohën mesatare të njerëzve që qëndrojnë në dush për 10 min në Los Angeles.

"Po bëni shaka me mua... çfarë? Nëse kjo është mesatarja, kjo do të thotë se ka njerëz atje për 20 minuta? Oh Zoti im!"-tha ai.

Corden ka zbuluar së fundmi edhe sekretet e humbjes së peshës, ku ai shprehet se tashmë mundohet të ushqehet shëndetshëm.

"Unë nuk ha deri në 12. Unë kam një trajner me të cilin bëj boks. Mundohem të ushqehem shëndetshëm dhe të mos e privoj veten,"- tha ai.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll