Art&Argëtim

“S’merr vesh!” Plas SHERRI, Dasara-Ergysit: Ku më njeh ti mua ore, krahason Shekspirin me Ronelën

Mërtiri përmendi Shekspirin kur po flisnin për performancën e Ronelës dhe ndërhyrja e gazetares nuk i pëlqeu.

16 Maj 2022, 22:36 Nga DOSJA
“S’merr vesh!” Plas SHERRI, Dasara-Ergysit: Ku më njeh ti
Fjodora Fjora dhe Ergys Mërtiri

TIRANË- Debate të forta në "Opinion". Fjodora Fjora është përplasur me analistin Ergys Mërtiri. Në mes ndërhyri edhe gazetarja Dasara Karaiskaj. Mërtiri përmendi Shekspirin kur po flisnin për performancën e Ronelës dhe ndërhyrja e gazetares nuk i pëlqeu. Ai i tha Dasarës se ajo nuk kuptonte gjë që e nxehur atë. Për pasojë nisën përplasjet. 

Pjesë nga debati: 

Fjodora Fjora: Ti këtë këngën do ta dëgjosh në të gjitha klubet shqiptare

Ergys Mërtiri: E quan sukses ti këtë

Fjodora Fjora: Po pse çfarë është suksesi

Ergys Mërtiri: Nëse një muzikë dëgjohet në çdo klub, makinë të fortësh e të butësh, ky nuk është sukses,

Fjodora Fjora: Goca lagjesh, çuna lagjesh

Ergys Mërtiri: Tani do më lësh të flas

Fjodora Fjora: Po mos ja fut kot, je gjithë ky burrë

Blendi Fevziu: Po shqetësohet për ty Fjodora

Sikur të mos shqetësohej, mirë do bënte

Ergys Mërtiri: Këngë ‘ganga style’ u bë kënga më e klikuar, në fakt nuk ishte art, ishte këngë ordinere

Olsa Muhameti: Si mund t’i thuash ordinere një kënge që nga fundi i botë u bë më e likuara

Ergys Mërtiri: Këtu ka një problem, s’e kuptoni çfarë quhet art, arti është kihëzgjatja e pëlqyeshmërisë së një vepre, përshembull Shekspiri

Dasara Karaiskaj: Po ti Shekspirin po krahason me Ronelën

Ergys Mërtiri: Po ti s’merr vesh dhe….

Dasara Karaiskaj:Kujt i thua ti s’merr vesh, më njeh ti mua? Ne kemi ardhur për qejf këtu

Olsa Muhameti: S’kemi ardhur të studiojmë historinë

(F.m/dosja.a)

Sondazh

Poll