Aktualitet

Protesta tek Unaza e Re, policia rrethon zonën, Balliu: Tërhiquni, Rama do viktima

21 Korrik 2019, 17:39 Nga DOSJA
Protesta tek Unaza e Re, policia rrethon zonën, Balliu: Tërhiquni,

TIRANË- Banorët e Unazës së Re, pas disa kohë heshtjesh,u janë rikthyer sërish protestave  pasditen e sotme. Situata sot ishtë e tensionuar pas pranisë së shtuar të forcave të policisë, ç’ka ka bërë që banorët të dalin të përgatitur në rrugë.

Me thirrjet ‘Rama ik’, ata kërkojnë anulimin e projektit, i cili prek dhe dëmton banesat e tyre. Ndërsa, I pranishëm në këtë protestë ishte dhe ish-deputeti I PD-së, Klevis Balliu, I cili u bëri thirrje qytetarëve të mos bien pre e dhunës.

Mos bini pre e dhunës.E drejta për të protestuar është e panegocieshme. I bëj thirrje shefit të komisiariatit nr. 6 të tërheqë policët. Ju jeni në të drejtën tuaj. Rama është ai që kërkon viktima. Qytetarët kanë të drejtën e tyre kushtetuese. Hapini rrugë ambulances”, u shpreh Balliu.

Në një moment, po kalonte ambulanca dhe Balliu u tha banorëve të lirojnë rrugën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu policia ne astir protesta e banoreve unaza e re klevis balliu policia ne astir protesta e banoreve unaza e re

Sondazh

Poll