Aktualitet

La derën e autobusit hapur dhe rrëzoi fatorinon nga urbani në Durrës, arrestohet shoferi i dehur

21 Korrik 2019, 16:32 Nga DOSJA
La derën e autobusit hapur dhe rrëzoi fatorinon nga urbani në

DURRËS– Një shofer urbani me inicialet S.K., 52 vjeç ka rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohet për shkelje të rrgullave të qarkullimit rrugor. 

Mësohet se 52-vjeçari drejtonte autobusin e linjës së unzaës së Durrësit në gjendje të dehur. Ditën e sotme gjatë kohës që ai ishte në punë, rreth orës 10:00, ka drejtuar autobusin me derë hapur dhe për këtë arsye fatorinoja S.T.,50 vjeçe është rrëzuar nga mjeti duke përfunduar e plagosur në rrugë.

Fatorinoja u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u arrestua. Pas kontrollit të bërë në komisariat, rezultoi se shofer ishte në gjendje të dehur.

Njoftimi i policise

Arrestimi i tij u bë pasi paraditen e sotme ky shtetas duke lëvizur me autobusin e Unazës, Durrës, ka lënë hapur derën e autobusit ku për pasojë është rrëzuar fatorinoja shtetasja S.T.,50 vjeçe, e cila u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat dhe nga testi i alkoolit rezultoi të ishte në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shoferi i urbanit durres rrezohet fatorinoja ne durres arrestohet shoferi i urbanit durres rrezohet fatorinoja ne durres

Sondazh

Poll