Art&Argëtim

Pikturon kur është në gjumë, historia e çuditshme e 44-vjeçari që kur të zgjohet s’ka asnjë talent

21 Korrik 2019, 14:01 Nga DOSJA
Pikturon kur është në gjumë, historia e çuditshme e

Lee Hadwin nuk ka aftësi artistike…nëse nuk është në gjumë. I vetë-i quajturi “Artist i Gjumit” krijon portrete dhe piktura abstrake, të cilat i shet për mijëra dollarë.

“Unë thjesht nuk mundem të pikturoj kur jam zgjuar”, tha Hadwin, 44 vjeç, i cili merrte nota të tmerrshme në klasën e artit të shkollës së mesme në Uells.

Megjithatë, kur fle, ai është në gjendje të kontrollojë imazhet që vendos në letër por thjesht nuk e mban mend.

Gjithçka filloi kur Hadwin ishte vetëm 4 vjeç, pasi shkruante në mure dhe dyshemenë e dhomës së tij të gjumit, pasi shkonte për të fjetur. Ndërsa kur ishte 15 vjeç, vizatoi në tre portrete të Marilyn Monroe brenda një nate.

Prindërit e tij e çuan atë tek ekspertë gjumi nga Skocia në Japoni, të cilët i dokumentuan veprimet e tij, por dhanë pak shpjegime se si ai fiton një aftësi artistike që zhduket me diellin.

Ndonjëherë, ai del nga shtrati dy ose tre herë në një natë të vetme, ndërsa herë të tjera, nuk kap laps me dorë.

Disa piktura duke përfshirë dy “Marilyns”, janë shitur për mijëra dollar në më shumë se $ 125,000. Para, që një pjesë ai i dhuron në Amnesty International.

Marrë nga NYPost

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete djali qe pikturon naten lee hadwin djali qe pikturon naten lee hadwin

Sondazh

Poll