Art&Argëtim

Britney jep lajmin e TRISHTË: Humba beben, shkatërruese për mua

Ajo kërkon privatësi për të kaluar këtë moment të vështirë.

14 Maj 2022, 22:33 Nga DOSJA
Britney jep lajmin e TRISHTË: Humba beben, shkatërruese për mua
Britney Spears

SHBA- Britney Spears ka humbur fëmijën e saj! Në një postim në Instagram, Britney shkruan se bebja nuk jeton më në barkun e saj, pesë javë pasi u formua. Ajo kërkon privatësi për të kaluar këtë moment të vështirë. Këngëtarja nuk harron të shtojë se së bashku me partnerin e saj, Sam do të përpiqen sërish për të bërë fëmijë e për të zgjeruar familjen e tyre.

“Me trishtimin më të thellë ju lajmërojmë se kemi humbur bebin tonë të mrekullueshëm që në nisje të shtatzënisë. Ky është një shkatërrim për çdo prind. Ndoshta duhet të kishim pritur më shumë për të parë se si do të shkonte gjithçka, por kur bëhet fjala për lajme të mira, nuk përmbahemi dot, ndaj e mdamë aq shpejt me ju. Dashuria është forca për këdo. Do të vijojmë të përpiqemi që të zgjerojmë familjen tonë. Ju faleminderit për suportin por do të donim të kishim pak privatësi pas kësaj humbjeje të madhe,”- shkruan Britney.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Britney Spears (@britneyspears)

Pesë javë më parë këngëtarja ndau me të gjithë lajmin e mirë. Ajo tregoi se kishte bërë një test shtatzënie dhe se ishte duke pritur një fëmijë.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll