Bota

VD/ Arrestohet 37-vjeçari saudit në Itali, dëmtoi shkallët "Piazza di Spain"

Agjencia për Mbrojtjen e Monumenteve të Romës tha se makina shkaktoi çarje në mermerin e shkallëve 16 dhe 29 në anën e djathtë të shkallëve mbi Piazza di Spain.

14 Maj 2022, 11:44 Nga DOSJA

VD/ Arrestohet 37-vjeçari saudit në Itali, dëmtoi shkallët

ITALI- Arrestohet 37-vjeçari në Itali pasi ka dëmtuar mermerin e shkallëve në qendër të kryeqytetit italian. 37-vjeçari saudit, i cili mori makinën e tij luksoze në qendër të qytetit ka dëmtuar një nga ikonat më të njohura në Itali.

Sipas Proto Thema, policia e Romës ka publikuar një video që tregonte makinën tip Maserati duke lëvizur në zonën e këmbësorëve në shkallë gjatë natës.Shoferi zbriti nga pjesa e parë e shkallëve dhe më pas doli nga automjeti për të parë nëse ishte shkaktuar ndonjë dëm.


Agjencia për Mbrojtjen e Monumenteve të Romës tha se makina shkaktoi çarje në mermerin e shkallëve 16 dhe 29 në anën e djathtë të shkallëve mbi Piazza di Spain. Në fakt u desh që të vendoseshin pjesë mermeri. Shërbimi sqaron se duhen punë shtesë për riparimin e dëmit pasi janë gjetur edhe gërvishtje të tjera në mermer.

Shoferi u arrestua në aeroportin Malpensa të Milanos kur policia e identifikoi atë si drejtuesin e makinës. Ai do të procedohet penalisht për dëmtim të rëndë të një monumenti të trashëgimisë kulturore.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll