Bota

Tragjedi në Spanjë! Turisti britanik hidhet nga hoteli, holandezi vdes pas hedhjes

Ka shumë turistë, kryesisht burra, të cilët kanë vdekur në Mallorca duke marrë pjesë në aktivitete të rrezikshme.

14 Maj 2022, 07:33 Nga DOSJA
Tragjedi në Spanjë! Turisti britanik hidhet nga hoteli, holandezi vdes
Hedhja nga shkembi

SPANJË- Dy turistë u gjetën të pajetë në Mallorca. Brenda pak orësh, në qytet ndërruan jetë turistët britanik dhe holandez, raporton Protothema. Pamjet e vdekjeve të tyre janë filmuar nga persona të ndryshëm. 

Aksidenti i parë ndodhi mëngjesin e së enjtes në resortin turistik Magaluf. Një video tregon një burrë duke u ngjitur nga një ballkoni në katin e shtatë të një hoteli përpara se të binte në tokë. Policia tha se viktima mund të ketë qënë nën ndikimin e alkoolit ose drogës. Dy femra, të cilat ndodheshin në dhomën e britanikut përpara ngjarjes tragjike, thanë për policinë se ai “sillej çuditërisht”.

Disa orë më vonë, një turist holandez u zhyt për vdekje nga një shkëmb në Santa Ponza. Ai u hodh nga lartësia 25 metra mirëpo në vend që të hidhej në det, ai goditi shkëmbinjtë. Kërcimi i tij është filmuar nga partnerja e tij, e cila ishte në një varkë me djalin e tyre.

Zhytësit pas një kohe të gjatë arritën të lokalizojnë trupin e pajetë të holandezit. Ka shumë turistë, kryesisht burra, të cilët kanë vdekur në Mallorca duke marrë pjesë në aktivitete të rrezikshme.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll