Bota

Shtohet numri i të vdekurve, të paktën 12 fëmijë kanë humbur jetën nga hepatiti dhe më shumë se 450 janë sëmurë

Dailymail shkruan se një përditësim nga shefat e shëndetësisë së BE-së këtë javë tha se kishte pasur 11 viktima në mbarë botën, por një vdekje e 12-të e dyshuar u njoftua dje në Irlandë.

13 Maj 2022, 21:51 Nga DOSJA
Shtohet numri i të vdekurve, të paktën 12 fëmijë
Foto Ilustruese

ANGLI- Dymbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga hepatiti misterioz që po zbulohet në mbarë botën. Dailymail shkruan se një përditësim nga shefat e shëndetësisë së BE-së këtë javë tha se kishte pasur 11 viktima në mbarë botën, por një vdekje e 12-të e dyshuar u njoftua dje në Irlandë.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) tha se ka pasur gjithashtu 450 raste të sëmundjes vdekjeprurëse të mëlçisë në nivel global. Ky numër pritet të jetë më i lartë sepse Mbretëria e Bashkuar mbrëmë njoftoi 13 raste të tjera dhe ekspertët besojnë se përmasat e fundit është vetëm maja e ajsbergut.

Pesë vdekje janë regjistruar në SHBA. Pesë janë konfirmuar gjithashtu në Indonezi dhe një në Palestinë. Njëzet e një shtete tani kanë zbuluar 'hepatit të rëndë me origjinë të panjohur' te fëmijët kryesisht nën moshën 10 vjeç që nga fillimi i prillit. Të paktën 26 të rinj kanë kërkuar transplantim të mëlçisë. Shkencëtarët janë në mëdyshje se çfarë po e shkakton sëmundjen e pazakontë, por teoria kryesore është se ajo shkaktohet nga një grup virusesh që normalisht shkaktojnë ftohjen e zakonshme.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll