Bota

Kurti, kërkesë Lajçakut nga Amerika: Trego pse dështoi marrëveshja për targat

Albin Kurti ka kërkuar përgjigje nga Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi për të mësuar se çfarë nuk shkon.

13 Maj 2022, 21:04 Nga DOSJA
Kurti, kërkesë Lajçakut nga Amerika: Trego pse dështoi

SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka ndjekur nga afër takimin e sotëm mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave. Në një intervistë për RTK-në, Kurti tha se ende nuk i di arsyet e mosarritjes së marrëveshjes. Për këtë, ai ka kërkuar përgjigje nga Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi për të mësuar se çfarë nuk shkon. Ndërsa shton se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e marrëveshjes.

"Unë nuk e kam ndjekur për së afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, mirëpo besoj se ndërmjetësuesi Lajçak do të shpjegojë publikisht se cila palë nuk ishte konstruktive. Unë për vete nuk kam dilema, e di që kryenegociatori, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ por qartazi Beogradi nuk është i interesuar që të ketë marrëveshje ndërkaq ne nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit,"-tha Albin Kurti.

Marrëveshja e përkohshme e targave ka përfunduar më 21 prill. Përkundër që marrëveshja e përkohshme për targat ka skaduar më 21 prill, edhe përtej kësaj date, veturat kanë vazhduar të vendosin letrat ngjitëse bazuar në marrëveshjen e përkohshme e cila ishte arritur në tetor mes kryenegociatorëve Bislimi dhe Petkovic në Bruksel.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll