Finlanda: Rusia do të ndërpresë energjinë elektrike duke filluar nga e shtuna
CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur në një deklaratë operatori i sistemit të transmetimit të Finlandës Fingrid.
RUSI- Rusia do të pezullojë eksportet e energjisë në Finlandë duke filluar nga e shtuna për shkak të problemeve në marrjen e pagesave. CNN shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur në një deklaratë operatori i sistemit të transmetimit të Finlandës, Fingrid.
“RAO Nordic Oy, një degë e njësisë ruse Inter RAO, e cila tregton energji elektrike mbi ndërlidhësit 400 kV, do të pezullojë importet e energjisë elektrike në Finlandë në orën 1 të mëngjesit të së shtunës, 14 maj 2022”, tha Fingrid.
Filiali tha se nuk ka marrë pagesa për vëllimet e shitura që nga 6 maji dhe se kjo është hera e parë që ndodh në mbi 20 vjet të historisë së saj të tregtimit.
“Fatkeqësisht, në situatën aktuale të mungesës së të ardhurave në para, RAO Nordic nuk është në gjendje të bëjë pagesa për energjinë elektrike të importuar nga Rusia. Prandaj jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji”, tha RAO Nordic Oy.
Sipas Fingrid, mjaftueshmëria e energjisë elektrike në Finlandë nuk është në rrezik, me importet ruse në vitet e fundit që mbulojnë 10% të konsumit total të Finlandës.
“Mungesa e importit të energjisë elektrike nga Rusia do të kompensohet duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe duke gjeneruar më shumë energji elektrike në Finlandë”, tha Reima Päivinen, nënkryetare e lartë e operimeve të sistemit energjetik në Fingrid
(I.A/dosja.al)
Sondazh
Ukraina akuzon Rusinë se ka deportuar me forcë mbi 210,000 fëmijë: Po privojnë vendin nga e ardhmja
Femijet ukrainas UKRAINË- Ukraina tha të premten se Rusia kishte deportuar me forcë më shumë se 210,000 fëmijë që n...
Fyeu punonjësit e Parlamentit, kërkohet dorëheqja e Talat Xhaferit
Talat Xhaferi SHKUP- Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka fyer punonjësit e shërbimit të Kuvendit m...
Zelensky: Macron propozon t'i lëshojmë territor Rusisë për t'i dhënë fund luftës
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se lideri francez Emmanuel Macron po përpiqet "më kot" të ket&...
Në Kosovë, dështon votimi i projektligjit për rritjen e pagës minimale
Foto Ilustruese KOSOVË- Kuvendi nuk ka arritur të miratojë Projektligjin për pagën minimale, pasi nuk pati kuorum në shqyrtim...
Daçiç: Do vazhdojmë me fushatën për të rritur numrin e çnjohjeve të Kosovës
Ivica Dacic SERBI- Kryetari i parlamentit serb Ivica Daçiç tha të premten se numri i vendeve që do të revokojnë njohjet e...
ANALIZA/ Finlanda dhe marrëdhëniet e acaruara, skenarët si mund të përgjigjet Kremlini
Foto ilustruese Qeveria e Finlandës tha të enjten se vendi duhet të aplikojë menjëherë për t'u bashkuar me NATO-n në...
Komentet e Erdogan, Ministri finlandez: Do të takohem me homologun turk për të diskutuar
Pekka Haavisto FINLANDË- Ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto komentoi shkurtimisht komentet negative të presidentit turk Rexh...
FOTO/ Varrezë ruse e tankeve po bëhet një atraksion i ri turistik në Ukrainë
UKRAINË- Në rrugën nga Kievi në Bucha, një pjesë e shkurtër e tokës së djegur në mes të...
Ukraina synon të armatosë një milion njerëz, Ministri: Do prishim ekuilibrin e Rusisë
Ukraine UKRAINË- Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se shpreson të armatosë një milion luftëtarë ndë...
Përfundon takimi Kosovë-Serbi në Bruksel, Lajçak: S’ka marrëveshje për targat
Bislimi, Lajcak dhe Petkovic BRUKSEL- Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Laj&...


