Art&Argëtim

Njihuni me kandilin e pavdekshëm, që jeton në përjetësi

20 Korrik 2019, 18:12 Nga DOSJA
Njihuni me kandilin e pavdekshëm, që jeton në përjetësi

Turritopsis dohrni, siç njihet me emrin e tij shkencor, eshte e vetmja krijesë në planetin tonë, e cila është e pavdekshme dhe mund të jetojë përgjithmonë.

Sekreti i një jete të përjetshme, në rastin e këtij kandili, i cili në dukje është një kandil i zakonshëm si çdo kandil tjetër, qëndron në faktin se edhe pse ai jeton pergjithmonë , ai nuk plaket kurrë.

Në momentin kur ky kandil arrin fazën e tij të pjekurisë seksuale , ai riprodhohet dhe më pas , pak momente përpara se të arrijë fazën mature , dhe të fillojë të plaket , ai rigjeneron çdo qelizë në trupin e tij duke shkuar sërisht në fazën e papjekurisë seksuale .

Tentakulat e tij tërhiqen , trupi i tij tkurret dhe ai zhytet sërisht në fundin e detit , duke e rinisur kështu ciklin e jetës së tij nga e para . Ai e kryen këtë proçes në vazhdimësi, duke arritur kështu përjetësine.

E vetmja menyrë që ky kandil të mos jetojë më , është kur bëhet pjesë e zinxhirit ushqimor të ndonjë peshku tjetër .

Ky lloj kandili gjendet më shpesh në detin mesdhetar dhe në ujrat e Japonisë

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete gjallesa e perjetshme kandili i perjetshem gjallesa e perjetshme kandili i perjetshem

Sondazh

Poll