Art&Argëtim

Madrica, fshati shqiptar në Bullgari i themeluar në vitin 1636

20 Korrik 2019, 12:09 Nga DOSJA
Madrica, fshati shqiptar në Bullgari i themeluar në vitin 1636

Mandricë-  A ju ka ndodhur që të shkoni në shtete të ndryshme të Evropës por edhe deri në Amerikë e mos të takoheni me një shqiptar? Me siguri askush nuk do të thotë jo, pasi gjithmonë na ndodh të takojmë shqiptarë nëpër botë.

Në rastin më të fundit të një takimi me shqiptarë nëpër Europë e ka treguar edhe grupi i Amsadorëve shqiptarë dhe kosovarë, Donika Hoxha dhe Edon Cana.

Në një fshat të thellë të Bullgarisë, në Mandricë ata kanë takuar gra të zonës që flasin shqip.

Mandrica, është një fshat i themeluar në 1636 nga 3 emigrantë shqiptar, në kufirin jugor të Bullgarisë pjesë e rrethit të Ivajlovgradit, provinca Haskovo.

Fshati me origjinë shqiptare, është ndër më të rrallët në të gjithë Bullgarinë, ku edhe pse janë një numër i vogël banorësh kanë ruajtur gjuhën, taditat dhe këngët shqiptare.

Historia e fshatit shqiptar

Fshati Mandricë u krijua më 1636 nga disa barinj ortodoksë shqiptarë që furnizonin ushtrinë otomane me produkte qumështi. Ata u lejuan të merrnin një copë tokë dhe të mos pagonin taksa. Pjesa më e madhe e shqiptarëve erdhën në shekullin XVIII nga rrethinat e Korçës dhe në shekullin XIX nga rajoni i Sulit që ndodhet në Greqinë e sotme. Banorët i ruajtën veshjet kombëtare suljote deri në shekullin e 19-të kur fustanella u zëvendësua nga pantallonat thrakiane, ndërsa veshjet e grave u ruajtën deri në kohën e emigrimit në masë në Greqi.

Në shekullin e 19-të Mandrica ishte një qytet i vogël shqiptarësh në kazanë e Dimotkës. Në vitin 1873 ishte një vendbanim me 250 shtëpi, me rreth 1080 banorë shqiptarë. Në 1908 burimet greke e quanin popullsinë prej 3500 banorësh si “grekë shqipfolës shumica e të cilëve fliste edhe greqisht”. Profesionet kryesore ishin rritja e mëndafshit, kultivimi i duhanit, artizanati dhe tregtia. Fshati kishte tre institucione arsimore greke: një shkollë për djem, një shkollë për vajza dhe një kopësht fëmijësh.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture fshati shqiptar ne bullgari ] madricë fshati shqiptar ne bullgari ] madricë

Sondazh

Poll