Bota

E habitshme! Burri i propozon gruas në funeralin e babait të saj

12 Maj 2022, 07:26 Nga DOSJA
E habitshme! Burri i propozon gruas në funeralin e babait të saj

AFRIKA e JUGUT-Një burrë në Afrika e Jugut, i ka propozuar një gruaje të pikëlluar në mes të funeralit të babait të saj pak centimetra nga arkivoli i të ndjerit. Videoja është bërë virale, ka marrë më shumë se 278,000 shikime dhe shumë kritika.

Sipas mediave të huaja, Në video duket vajza duke qarë në rreshtin e parë pranë arkivolit të babait të saj. Burri ulet në gjunjë përpara vajzës me një mikrofon dhe bën pyetjen, duke bërë që vajtuesit e tjerë të bërtasin të tronditur. Klipi përfundon teksa ai i vendos një unazë nusesë së tij të ardhshme, të cilën ajo duket se e pranon. Ai falënderoi në mënyrë specifike Zotin që ishte në jetën e të dashurës së tij gjatë një kohe kaq të vështirë dhe gjithashtu tha se shpresonte se propozimi i tij do ta ndihmonte atë të pajtohej me vdekjen e babait të saj.

“Duke propozuar vajzën e të ndjerit pikërisht në varrim. Duke fshirë lotët aty-këtu,” shkruhet në mbishkrimin e klipit, i cili u ngarkua një javë më parë nga i fejuari në TikTok.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve, burri i kishte kërkuar dorën e gruas për të ndihmuar në shërimin e zemrës së saj të thyer.

d.d)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota afrika e jugut afrika e jugut

Sondazh

Poll

Bota 12 Maj 2022, 06:27

Rusia fillon me NashStore zëvendësimin e Google

Alternativa ruse ndaj Google Play Store ndodhet në fazë testimi. Ajo do t’u krijojë mundësinë përdoruesve që të shkarkojnë aplikimet që ofrohen me para pë...