Bota

VIDEO- Aeroplani i Tibet Airlines në Kinë merr flakë, 40 të plagosur

12 Maj 2022, 05:43 Nga DOSJA
VIDEO- Aeroplani i Tibet Airlines në Kinë merr flakë, 40 të

KINË– Një aeroplan kinez i Tibet Airlines mori flakë në Aeroportin Ndërkombëtar Chongqing (në jugperëndim). 113 pasagjerët dhe nëntë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan nga avioni dhe janë “të sigurt”, sipas linjës ajrore. Rreth 40 persona pësuan lëndime të lehta. Ata u dërguan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Avioni ishte planifikuar të kryente një fluturim të brendshëm nga Chongqing në Ningxi, në Rajonin Autonom të Tibetit (në jugperëndim), mirëpo aksidenti ndodhi rreth orës 08:19.

【重慶江北國際機場一航班沖出跑道起火】5月12日早8時許,重慶江北機場疑似一飛機冒黑煙。西藏航空重慶分公司回應:“有這個事,還在調查中,具體情況還要等公司通知。” ​​​​#Chongqing #Aircraft #Tibet #Tibetairlines pic.tëitter.com/pz0hVtDkUq

— 鳳凰網 (@ifenglobal) May 12, 2022

“Gjatë fazës së ngritjes, ekuipazhi vuri re një anomali dhe ndaloi procesin. Aeroplani doli nga pista”, tha Tibet Airlines në një deklaratë për shtyp, duke shtuar se “avioni u dëmtua nga zjarri”.

Tibet Airlines plane catches fire at China’s Chongqing airport after going off the runëay.Passengers, creë ‘safely evacuated’ from Tibet Airlines jet: airline: state media reports#tibetairlines pic.tëitter.com/TCIynbL18t

— Subodh Srivastava ?? (@SuboSrivastava) May 12, 2022

Ky është aksidenti i dytë avioni në Kinë në më pak se dy muaj. Përplasja e një avioni Boeing 737-800 më 21 mars në zonën e Guangxi (në jug) mori jetën e 132 personave në bord.

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota kine merr flake avioni merr flake avioni ne kine kine merr flake avioni merr flake avioni ne kine

Sondazh

Poll