Bota

Papa Françesku takohet me Baba Mondin: Kombi juaj është shembull për harmoninë fetare

11 Maj 2022, 21:42 Nga DOSJA
Papa Françesku takohet me Baba Mondin: Kombi juaj është

VATIKAN- Papa Françesku ka pritur ditën e sotme Kryegjyshin Botëror, Baba Mondi në selinë e Shenjtë të Vatikan. Lajmi është bërë i ditur nga mediat e Vatikanit, të cilat kanë zbardhur gjithashtu disa fjalë të Papës. Papa inkurajoi harmoninë vëllazërore, që e përcjellin Komunitetet Fetare në Shqipëri dhe theksoi se kjo duhet përhapur kudo.

“Prita në shtëpinë e Zotit, mikun tim nga Shqipëria, Baba Mondin. Rruga që do të duhet të përshkojmë është ajo e dashurisë. Të përpiqemi për mirëkuptim midis feve dhe paqe mes vendeve. Kombi juaj është një shembull i paçmuar për vlerat e bashkëjetesës vëllazërore, ndërmjet besimeve që ekzistojnë në Shqipëri. Si shembull dhe thesar i çmuar i kombit shqiptar që duhet të ushqehet, kultivohet e të çohet përpara me përkushtim e bindje” tha Papa Françesku.

(I.A/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota baba mondi papa françesku baba mondi papa françesku

Sondazh

Poll