Bota

I dënuar përjetësisht/ Vrasësi serial fejohet brenda burgut, kërkon leje për martesë

12 Maj 2022, 05:37 Nga DOSJA
I dënuar përjetësisht/ Vrasësi serial fejohet brenda burgut,

BRITANI E MADHE– Vrasësi serial Levi Bellfield është fejuar dhe kërkon që të martohet në burg, konfirmon Ministria e Drejtësisë. Bellfield ka aplikuar për leje për t’u martuar me një grua, teksa ndodhet i burgosur përjetë për vrasjen e nxënëses Milly Dowler, Marsha McDonnell dhe Amelie Delagrange, raporton Skynews.

The Sun tha se ai u fejua me një vizitore femër, duke iu ulur gjunjë për të propozuar martesë para stafit të burgut në HMP Frankland në County Durham.

Një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë tha: “Është marrë një aplikim dhe po shqyrtohet në mënyrën e zakonshme”.

Bellfield u dënua me dënim të përjetshëm për vrasjen e McDonnell, në vitin 2003, vrasjen e Delagrange, 22 vjeç dhe tentativën për të vrarë Kate Sheedy, në 2004. Ai po vuante dënimin kur doli në gjyq për vrasjen e nxënëses Milly, e cila u rrëmbye nga rruga duke ecur nga shkolla në shtëpinë e saj në Walton-on-Thames, Surrey, në mars 2002. Bellfield u shpall fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e 13-vjeçares.

(a.b)/dosja.al

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

bota bota britani levi bellfield martese britani levi bellfield martese

Sondazh

Poll