Aktualitet

Berisha: Presidenti i ri të jetë politik! Boçi&Bylykbashi, negociatorë të Rithemelimit

10 Maj 2022, 15:21 Nga DOSJA
Berisha: Presidenti i ri të jetë politik! Boçi&Bylykbashi,

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit ka zgjedhur dy negociatorët për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Detyra u është besuar deputetëve Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi. Në përfundnim të mbledhjes së Rithemelimit, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një prononcim për mediat se kriteri kryesor për kandidatin që do të pasojë Ilir Metën në detyrë, është që ai duhet të jetë një figurë politike, pasi në vetvete posti i presidentit është i tillë.

Po ashtu, Berisha u ndal edhe në kriteret e propozuar nga Enkelejd Alibeaj, duke e cilësuar se kriteret e tij janë të dala nga zyra e shtypit të Taulant Ballës dhe Edi Ramës. Ndërsa shtoi se ai është kthyer në një ministër virtual të kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që herët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se nuk do të negociojë me Komisionin e Rithemelimit për presidentin, edhe pse në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve u caktua data 16 maj për mbajtjen e raundit të parë të votimit në Kuvend. Sot në mbledhje mori pjesë Alibeaj, por pritet që detyrën e negociatave me Fatmir Mediun dhe Mesila Dodën ta bëjë Bylykbashi me Boçin. Ndërsa Berisha sot ka kërkuar që në proces të përfshihet edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

Kriteret për presidentin e ri, Berisha: S’mund të jetë jopolitik, e papranueshme kjo!

Presidenti i ri, Berisha: Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi negociatorë të Rithemelimit

(k.m/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore politike sali berisha zgjedhja e presidentit te ri sali berisha zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll