Aktualitet

Eurovizion 2022! ‘Sekreti’ i Ronela Hajatit s’shkon në FINALE, 10 vendet e kualifikuara

10 Maj 2022, 08:32 Nga DOSJA

ITALI- Ronela Hajati me këngën e saj ‘Sekret” ka çelur natën e parë të festivalit më të madh muzikor Europian, Eurovision, por nuk është kualifikuar në FINALE. Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe shqiponjën, simbolin e shqiptarëve  drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali.  

Por nuk ishin mjaftueshëm për të marrë zemrën dhe për t’i rrëmbyer votën teleshikuesëve. Shqipëria nuk shkoi për një vend në finale e siguroi: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Shfaqja filloi në orën 21:00, drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali ku mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë. Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.

Përfaqësuesja jonë Ronela Hajati, përfaqësuesja e Shqipërisë ishte për disa javë shumë e pëlqyer nga publiku pasi në rrjetet sociale si Tik Tok nga fansat e Eurovision kënga e saj pëlqehej dhe dëgjohej gjërësisht por së fundi ndodhi një skndal që mund t’i prishë imazhin. Ronela mori vëmendje të madhe me veshjen e saj në tapetin Turqise në ceremoninë e hapjes së festivalit Eurovision por veshja e stiluar nga Niko Komani doli se ishte e kopjuar.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Shqipëria nuk kualifikohet në Finalen e Eurovisionit 

Ukraina performon në Eurovision, grupi pritet me ovacione dhe duartrokitje në skenë

PAMJET- Ronala Hajati zbulon ‘sekretin’, performon e para në Eurovision

Pas Ronelës dhe Nikos, ilustratori brazilian vë pikat mbi i: Po e zgjidhim këtë problem

Ronela hap sonte Eurovisionin/ LISTA e shteteve nga të cilat mund të votohet për Shqipërinë

“Mos bëni shumë llafe sot por kërceni”, Ronela jep mesazhin para performancës në Eurovision

Rozana Radi revoltohet pas performancës së Ronelës: E tmerrshme, mungon ndriçimi…

Niko Komani reagon pas akuzave të stilistit brazilian

‘Eurovision 2022’/ Kush është favorit për fitore, BASTET, ku renditet Shqipëria?

(j.c)/dosja.al 

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

kryesore showbiz eurovizion 2022 ronela hajati eurovizion 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll