Bota

Deklarata e Orban për detin, thirret urgjentisht për bisedime ambasadori hungarez në Kroaci

10 Maj 2022, 20:08 Nga DOSJA
Deklarata e Orban për detin, thirret urgjentisht për bisedime

KROACI- Ambasadori hungarez në Kroaci është thirrur në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Kroaci për shkak të deklaratës së kryeministrit Viktor Orban se Hungarisë i është hequr deti. Alo.rs shkruan se javën e kaluar, kryeministri hungarez deklaroi se vendi i tij nuk do të kishte problem me embargon e importit të naftës ruse nëse “nuk do t’i hiqej deti”, duke iu referuar bregdetit kroat, pjesë të të cilit dikur ishin pjesë e Hungarisë.

“Kroacia dënon deklaratën e kryeministrit të Hungarisë. Dënojmë çdo pretendim territorial ndaj vendeve fqinje”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane.

Sfondi i deklaratës së Orbanit është kundërshtimi i embargos evropiane të importit të naftës ruse, për këtë arsye presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen vizitoi dje Hungarinë.

(I.A/dosja.al)

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

bota bota ursula von der layen viktor orban ursula von der layen viktor orban

Sondazh

Poll