Ekonomi

Komisionet në sigurimin e detyrueshëm u kufizuan me rregulloren e AMF

10 Maj 2022, 05:18 Nga DOSJA
Komisionet në sigurimin e detyrueshëm u kufizuan me rregulloren e AMF

TIRANË– Hyrja në fuqi e Rregullores së miratuar nga AMF “Për komisionet e ndërmjetësimit”, e cila përcaktonte se nga data 1 janar 2022 komisioni i ndërmjetësimit nuk mund të ishte më i lartë se 20% e primit të shkruar bruto për produktet e sigurimit të detyrueshëm, ka sjellë menjëherë ndikim me ulje të ndjeshme të komisioneve në tregun e sigurimeve, njoftoi Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Komisionet e ndërmjetësimit janë pagesat që shoqëritë e sigurimit u japin agjentëve të tyre ose brokerave (ndërmjetësve) në rastet e shitjes së policave (kontratave) të sigurimit.

Bazuar nga të dhënat teknike dhe financiare, të raportuara nga shoqëritë e sigurimit, për tremujorin e parë të vitit 2022, rezulton se komisionet e ndërmjetësimit për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL, kufitare, Karton Jeshil) kanë zbritur në një mesatare tregu prej 18.5%, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar këto komisione ishin në masën 27.5%. Ndërkohë mesatarja e viteve të fundit për këto komisione, përpara kufizimit të tyre me rregullore nga Autoriteti, ishte në masën rreth 28%, tha AMF.

Rregullorja sanksionon gjithashtu se duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm, komisionet e ndërmjetësimit për produktet e sigurimit të detyrueshëm do të zbresin më tej, pasi ato nuk duhet të jenë më shumë se 18% e vlerës së primit të shkruar bruto. Megjithatë, një pjesë e shoqërive të sigurimit kanë nisur të aplikojnë që në muajt e parë të vitit 2022 komisione më të ulëta për agjentët ose brokerat.

Gjithashtu, shënohet një rënie edhe sa i përket shpenzimeve të marrjes në sigurim, ku përfshihen edhe komisionet e ndërmjetësimit. Rezulton se për tremujorin e parë të vitit 2022, mesatarja e shpenzimeve të marrjes në sigurim për tregun e Jo-Jetës, për produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik, është 24.2% e primeve të shkruara bruto. Për të njëjtën periudhë të një viti më parë mesatarja ishte 32.5 e primeve të shkruara bruto në sigurimin TPL, Karton Jeshil dhe Kufitare.

Ashtu siç parashikohej, kufizimi i komisioneve të ndërmjetësimit me rregullore, ka sjellë ulje të shpenzimeve të marrjes në sigurim për shoqëritë e sigurimit, për pasojë edhe një administrim më të mirë të burimeve të tyre financiare, theksoi AMF. /MONITOR

Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?

View Results

ekonomi ekonomi amf kompani sigurimi makine amf kompani sigurimi makine

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Ekonomi 8 Maj 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...