Ekonomi

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

9 Maj 2022, 12:55 Nga DOSJA

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.

Banka e Shqipërisë njoftoi se Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) rezultoi 102.2, duke shënuar rënie të lehtë, rreth 1 pikë në muajin prill. Treguesi vijoi rënien e nisur nga fillimi i këtij viti. Megjithatë, vlera e tij mbeti mbi mesataren afatgjatë.

Rënia e TNE-së u përcaktua nga përkeqësimi i besimit në sektorin e industrisë, shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, përmirësimi i besimit të bizneseve në sektorin e ndërtimit dhe ai i konsumatorëve, kanë ndikuar në frenimin e prirjes rënëse të TNE-së.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) shënoi rënie me 1.4 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar kryesisht nga ecuria në rënie e kontratave porositëse. Gjithashtu, vlerësimet e bizneseve për prodhimin aktual janë vlerësuar lehtë për poshtë. Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë në rritje në muajin prill dhe ato për çmimet janë në rënie (Tabelë 2, sektori i industrisë).

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) vijoi të përmirësohet edhe në muajin prill, duke shënuar një vlerë 1.8 pikë përqindje më të lartë se një muaj më parë. Ky zhvillim u ndikua si nga përmirësimi i balancës për aktivitetin ndërtues, ashtu edhe nga treguesi për kontratat porositëse. Rënie regjistruan pritjet për nivelin e punësimit, por edhe ato për çmimet, pas rritjes të dy muajve të fundit.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) shënoi rënie me 2.9 pikë përqindje në muajin prill, ndikuar nga performanca më e dobët e komponentëve të lidhur me ecurinë e biznesit dhe me kërkesën për shërbime. Megjithatë, bizneset vlerësojnë në rritje situatën aktuale të punësimit. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve dhe të punësimit në të ardhmen u paraqitën me rënie.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) ra për të tretin muaj me radhë. Në muajin prill u verifikua një rënie me 2.9 pikë përqindje. Treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet jo të mira të bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në muajt e ardhshëm, për porositë dhe punësimin janë në dobësim në krahasim me ato të muajit të kaluar.

Përmirësohet besimi i konsumatorëve

Treguesi i besimit konsumator (TBK) shënoi rritje me 1.7 pikë përqindje në muajin prill. Kjo rritje përmirësoi disi pozicionin e tij kundrejt mesatares afatgjatë, ndonëse ai vijon të mbetet larg tij. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si dhe pritjet për situatën e tyre financiare dhe gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen. Pritjet e konsumatorëve për çmimet në të ardhmen pësuan rënie në muajin prill./Marre nga MONITOR

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë bizneset ekonomia inflacion banka e shqipërisë bizneset ekonomia inflacion

Sondazh

Poll

Ekonomi 8 Maj 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...