Ekonomi

Ndryshon ligji/ Banesat sociale nuk shiten e as tjetërsohen për 15 vite

9 Maj 2022, 12:47 Nga DOSJA
Ndryshon ligji/ Banesat sociale nuk shiten e as tjetërsohen për 15

TIRANË– Të gjithë personat që kanë përfituar privatizimin e apartamenteve me kosto të ulët përmes entit kombëtar të banesave nuk do të mund ta shesë për të paktën 15 vite. Qeveria ka parashikuar ndryshimin e ligjit për strehimin social, duke vendosur një ndër kushtet edhe ngrirjen e certifikatës. Por edhe në këtë rast ka një përjashtim

“Kur familja, për arsye te ndryshme, kërkon ta shesë banesën brenda këtij afati, ajo detyrohet t’ia shesë këtë banese Entit, me vlere jo me shume sesa vlera me te cilën është blere. Ky detyrim shënohet në kartelën e pasurisë të përcaktuar dhe në kontratën e lidhur mes palëve, sipas dispozitave të Kodit Civil”

Po ashtu kritere janë vendosur dhe për sipërfaqen që do tu jepet familjeve në nevojë, në rast kur do të plotësohen kushtet e blerjes.

“Privatizimi i banesave apo objekteve të kthyera në fond banese bëhet bazuar në sipërfaqet e banimit, të përcaktuara për normat e strehimit, sipas certifikatës familjare në momentin kur i ka lindur e drejta e privatizimit për shkak të miratimit të një organi publik. Çdo sipërfaqe e përfituar mbi atë të normave të strehimit do të llogaritet me koston aktuale të ndërtimit.”

Por kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e njësive në to janë të detyruar të publikojnë listën e familjeve që kualifikohen për strehimin social. Kjo për të bërë të mundur dhe shpërndarjen e fondeve nga ministria. Por për ata që nuk plotësojnë detyrimin, do të ketë gjoba.

Në këtë rast masa ndëshkimore përcaktohet dy deri në katër paga mujore por edhe sa 10% e kostos së sipërfaqes së ndërtimit të pa përftuar.

Marrë nga OraNews

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

sociale sociale banesat sociale banesat sociale

Sondazh

Poll

Ekonomi 9 Maj 2022, 12:55

Bie Indeksi i besimit ekonomik të Shqipërisë

Besimi në ekonomi i bizneseve ka rënë sërish në muajin prill, përveç sektorit të ndërtimit, ndërsa individët po shfaqen më optimistë.Banka e Shqipërisë n...

Ekonomi 8 Maj 2022, 06:30

Policët më të mirë janë ekonomistët

Tom Wainwright, në botimin e tij tejet interesant “Narconomics”, përdor ekonominë ((e)conomics) për të përshkruar dhe për të kuptuar trafikun e përbotshëm të na...

Ekonomi 8 Maj 2022, 10:18

Përgatituni për ndryshimet klimatike monetare

Nga Les Nemethy, CEO Euro-Phoenix Financial Advisors Ltd., ish-bankier në Bankën BotëroreNe po hyjmë në një epokë të re monetare, të karakterizuar nga inflacion...

Ekonomi 8 Maj 2022, 09:41

Ekonomia ilegale e kanabisit

Me qëllim rritjen e punësimit dhe ekonomisë, Kryeministri Edi Rama shpalli së fundmi nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Por nisma e qeverisë erdhi në ...