Art&Argëtim

Ylli Limani zbulon se si duhet të jetë zemra e tij ideale: Vajza nuk është një trofe…

8 Maj 2022, 07:00 Nga DOSJA
Ylli Limani zbulon se si duhet të jetë zemra e tij ideale: Vajza nuk

TIRANË- Këngëtari Ylli Limani ka folur për herë të parë për jetën e tij sentimentale, pasi ai kurrë nuk i ka bërë asnjëherë publike lidhjet e tij. Ylli Limani gjatë intervistës në emisionin ‘A Live Night’ ka zbuluar së fundmi se çfarë karakteristikash duhet të ketë vajza ideale për të.

Sipas këngëtarit partnerja e tij duhet të ketë një karakter të fortë pasi do t’i duhet të paguajë një ‘faturë’ të lartë nësë do të jetë partnerja e tij pasi do t’i duhet të përballojë si të mirat ashtu edhe të këqiat e famës së partnerit. 

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz publikë. Unë ushëtij nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndonjëherë( kur të gjej vajzën që dua), por e di që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjej dikë me karakter të fortë”-tha Ylli.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz ylli limani ylli limani

Sondazh

Poll