Art&Argëtim

Ndërron jetë aktori i “Friends” në moshën 67-vjeçare

7 Maj 2022, 09:34 Nga DOSJA
Ndërron jetë aktori i “Friends” në moshën

SHBA-Aktori Mike Hagerty, ka ndëruar jetë në moshën 67-vjeçare i cili ishte i njohur përmes roleve në “Friends” dhe “Somebody Somewhere”’. Lajmi u bë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim në rrjetet sociale.

 

 

A post shared by Bridget Everett (@bridgeteverett)

“Me dhimbje të thellë, familja e Michael G. Hagerty njoftoi vdekjen e tij ditën e djeshme në Los Angeles. Mike, ka lënë pas bashkëshorten e tij Mary Kathryn, motrën Mary Ann Hagerty dhe vajzën Meg. Ai do t’i mungojë të gjithëve”, ka shkruar Everett.

Sipas mediave të huaja, shkaku i vdekjes së aktorit nuk është zbuluar ende. Hagerty e filloi karrierën e tij në ekran në fillim të viteve 1980 me role të vogla në filma si “Doctor Detroit”, “The Imposter”, “Turk 182” dhe “Brewster’s Millions”. Edhe pse më i njohur për rolet e tij televizive, Hagerty kishte gjithashtu disa role filmike, veçanërisht në komedi. Në vitin 1987, ai luajti mikun më të mirë të Kurt Russell në filmin komedi “Overboard”, i cili gjithashtu luajti Goldie Hawn dhe Edëard Herrmann.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz bridget everett friends mike hagerty bridget everett friends mike hagerty

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 7 Maj 2022, 07:05

FOTO/Britney Spears pozon nudo me qenin e saj

SHBA- Këngëtarja Britney Spears, ka publikuar një foto nudo, teksa mban në dorë një qen duke mbuluar barkun e rrumbullakosur dhe gjoksin, ndërsa të pasmet i ka ...