Art&Argëtim

‘Më tha se kisha SIDA’, Pete Davidson tallet me Kanye: U testova se thashë, ai është gjeni

7 Maj 2022, 15:16 Nga DOSJA
‘Më tha se kisha SIDA’, Pete Davidson tallet me Kanye: U

SHBA- Aktori dhe komediani Pete Davidson është një anëtar i rregullt i kastit në shfaqjen hit të NBC-së, ‘Saturday Night Live’, si dhe partneri i ri romantik i ish-bashkëshortes së Kanye West, Kim Kardashian për të cilin nuk i ka kursyer batutat në një shfaqje.

Në një stand up të publikuar së fundmi Davidson tregoi se Kanye i kishte thënë se ai kishte SIDA dhe sigurisht ai nuk mund të rrinte pa bërë një skeç mbi këtë gjë.

“Kam pasur një vit të çuditshëm, kisha frikë nga SIDA dhe u testova për këtë, do thoni: Pete, uau, çfarë po ndodh në jetën tënde?? A je duke marrë heroinë? A po bën shumë seks të pambrojtur?’ Jo, Kanye më tha se kisha SIDA dhe ai është një gjeni, kështu që unë thashë, ‘Oh, f***. Më mirë të telefonoj mjekun tim.”-tha Davidson.

Ai vazhdoi setin e tij duke u tallur me Westin, pasi e krahasoi atë me personazhin e zonjës Doubtfire, i luajtin nga Robin Williams, ku tha: A shpreson dikush tjetër fshehurazi që Kanye do të shfaqej si znj. Doubtfire? Unë do të kthehesha në shtëpi dhe ai do të ishte si shërbëtorja e re e shtëpisë dhe ai do të thoshte:Çkemi familja?”.

Ashtu si West, ylli i komedisë ka pasur probleme me shëndetin mendor në të kaluarën dhe ai ka qenë transparent në lidhje me gjendjen e tij në përditësimin e SNL-së çdo fundjavë duke trajtuar marrëdhënien e West me ilaçet ndërsa rekomandoi që reperi të vazhdojë të marrë ilaçe.

Gjithashtu, Davidson i është lutur West që ta trajtojë ndryshe ndarjen nga ish-gruaja e tij dhe të mendojë për fëmijët e tyre për të parandaluar traumat në këto kohë të vështira. Pete Davidson dhe Kim Kardashian u panë për herë të fundit në edicionin e këtij viti të Met Gala ku Kim kishte veshur fustanin e Marilyn Monroe.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz kanye west kim kardashian pete davidson kanye west kim kardashian pete davidson

Sondazh

Poll