Bota

Mesazh për pronarin? Autorët lëshojnë granata në një pallat në Greqi, dëgjohen shpërthime

7 Maj 2022, 08:34 Nga DOSJA
Mesazh për pronarin? Autorët lëshojnë granata në

GREQI– Panik te banorët në Nea Joni pasi një granatë shpërtheu në një banesë në një pallat. Protothema raporton se disa persona të panjohur hodhën granatën në banesë dhe u larguan, ndërsa pak minuta më vonë granata shpërtheu pa pasur dëmtime.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale në hyrje të pallatit si dhe në 6 makina që ishin parkuar aty pranë. Policia po kërkon pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të lokalizuar personat që hodhën granata.

Dyshohet se autorët kanë hedhur lëndën plasëse si një mesazh për qiramarrësin e pallatit.

(A.B)/DOSJA.AL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni greqi shperthim ne greqi greqi shperthim ne greqi

Sondazh

Poll