Bota

Lufta në Ukrainë! Fund tragjik për ushtarin me origjinë greke në Mariupol

4 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë! Fund tragjik për ushtarin me origjinë

GREQI- Ushtari greko-ukrainas, Michael i cili po luftonte në Mariupol ka ndërruar jetën gjatë në rrethimin e fabrikës Azovstal. Sipas Proto Thema, lajmin tragjik për vdekjen e ushtarit të ri me origjinë greke të Batalionit Azov e ka konfirmuar dje, duke folur për ERT, ambasadori i Ukrainës në Greqi, Sergei Sutenko. 

Ai gjithashtu ka thënë se Michael humbi jetën javën e kaluar, por për shkak të vështirësisë së komunikimit me zonat e luftës nuk ishte bërë akoma i ditur gjerësisht.

Greko-ukrainasi Mikhail nga Mariupoli kishte folur me delegacionin kombëtar me video më 7 prill, duke deklaruar se kishte marrë pjesë në mbrojtjen e vendlindjes së tij si anëtar i Urdhrit Azov.

“Ju drejtohem me origjinë greke. Unë quhem Michael, gjyshi im ka luftuar në luftën kundër nazistëve dhe është plagosur tre herë. Unë kam lindur në Mariupol dhe marr pjesë në mbrojtjen e qytetit nga nazistët rusë,”-tha ai gjatë fjalimit më 7 Prill.

I pyetur për rolin dhe aktivitetet e Urdhrit Azov, ambasadori ukrainas në Athinë shpjegoi dje se, megjithëse filloi si një organizatë me retorikë të ekstremit të djathtë në vitin 2014, në vitet në vijim u riorganizua rrënjësisht dhe u integrua plotësisht në Gardën Kombëtare e cila është pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi michael ushtari me origjine greke lufta ukraine-rusi michael ushtari me origjine greke

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2022, 07:05

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Ky njoftim vjen disa ditë pasi...