Bota

BE planifikon sanksione të reja ndaj naftës, ushtrisë dhe TV ruse

4 Maj 2022, 07:06 Nga DOSJA
BE planifikon sanksione të reja ndaj naftës, ushtrisë dhe TV ruse

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka dhënë detaje për paketën e gjashtë të sanksioneve që do të bihet dakord në ditët në vijim. Sipas BBC, ajo renditi katër lloje të veçanta sanksionesh që do të ndërmarrin. 

Sanksionet do të shënjestronin oficerët e lartë ushtarakë rusë që kanë kryes krime lufte në Bucha dhe Mariupol.  “Ne e dimë se kush jeni, nuk do t’ia dilni me këtë”-tha von der Leyen. 

Gjithashtu Sberbank, banka më e madhe e Rusisë, do të shkëputet nga sistemi i transfertave bankare SëIFT. Ndërkohë tre transmetues të mëdhenj rusë në pronësi shtetërore do të shkëputen nga BE-ja në kabllo, satelit ose në internet, siç i quajti ajo “gojëdhënëse që amplifikojnë gënjeshtrat e Putinit”. Von der Leyen tha se BE po njoftonte gjithashtu një fund të varësisë së saj nga nafta ruse. 

“Nuk do të jetë e lehtë, por ne thjesht duhet ta bëjmë atë,”-tha ajo. 

Ursula von der Leyen tha gjithashtu se e gjithë nafta ruse do të hiqet gradualisht, por në mënyrë të rregullt.

“Nafta e papërpunuar do të hiqet gradualisht në gjashtë muaj dhe produktet e rafinuara deri në fund të vitit 2022,”-tha ajo. 

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi ursula von der leyen lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Bota 4 Maj 2022, 07:05

Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike

Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike drejt ujërave lindorë, thanë më 4 maj zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Ky njoftim vjen disa ditë pasi...