Bota

Kreu i hekurudhave të Ukrainës: Forcat ruse goditën gjashtë stacione

4 Maj 2022, 06:44 Nga DOSJA
Kreu i hekurudhave të Ukrainës: Forcat ruse goditën gjashtë

UKRAINË- Zyrtarët ukrainas thonë se ushtria ruse ka goditur infrastrukturën hekurudhore në të gjithë vendin. Oleksandr Kamyshin, kreu i hekurudhave të Ukrainës, tha se sulmet ruse të martën goditën gjashtë stacione hekurudhore në rajonet qendrore dhe perëndimore të vendit, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Sipas CNN, Kamyshin tha se të paktën 14 trena u vonuan për shkak të sulmeve.

Guvernatori i rajonit Dnipro, Valentyn Reznichenko tha se raketat ruse goditën infrastrukturën hekurudhore në zonë, duke lënë një person të plagosur dhe duke ndërprerë lëvizjen e trenave.

Ushtria ukrainase raportoi gjithashtu sulme në hekurudhat në rajonin Kirovohrad, duke thënë se kishte viktima pa i paspecifikuar. Hekurudhat e Ukrainës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe furnizimeve ushtarake gjatë luftës, pasi rrugët dhe urat janë dëmtuar.

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll