Bota

Strehohen 156 civilë në Zaporizhzhia, Zelenskyy: Janë të sigurtë

4 Maj 2022, 06:31 Nga DOSJA
Strehohen 156 civilë në Zaporizhzhia, Zelenskyy: Janë të

UKRAINË-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, gjatë fjalimit të natës për qytetarët ukrainas, njoftoi se 156 civilë u evakuuan në qytetin qendror të Zaporizhzhias. Sipas BBC, Zelenskyy tha se ata ishin strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol dy muajt e fundit. Gjithashtu ai tha se për shpëtimin e tyre ‘u desh shumë përpjekje’, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme.

“Më në fund këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Do të marrin ndihmë. Aktualisht, trupat ruse nuk po i përmbahen marrëveshjeve. Ata vazhdojnë sulmet masive në Azovstal. Rusët po përpiqen të sulmojnë kompleksin,” tha Zelenskyy.

Sipas raporteve lokale, bombat ruse kanë vazhduar të bien gjatë gjithë evakuimit. 

LAJMI KRYESOR: 70 ditë luftë! Macron paralajmëron Putin, Rusia akuza Izraelit, Bjellorusia nis stërvitjen

(d.d)dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy boris johnson lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 21:28

Biden: E drejta e abortit është themelore

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes ...