Bota

VIDEO/ Martohet në spital infermierja ukrainase që humbi këmbët nga një minë

3 Maj 2022, 21:55 Nga DOSJA
VIDEO/ Martohet në spital infermierja ukrainase që humbi

UKRAINË- Një infermiere në Ukrainë, e cila humbi këmbët në një shpërthim mine tokësore, ka shpërndarë një video të kërcimit të saj të parë me burrin e saj. Videoja emocionuese është xhiruar në një spital në Lviv ku të dy u martuan. NDTV shkruan se infermierja, 23-vjeçarja Oksana, ishte duke ecur me burrin e saj Viktor në qytetin e saj të lindjes Lysychansk në rajonin e Luhansk më 27 mars, kur ajo shkeli një minë tokësore.

Nusja humbi këmbët dhe katër gishtat në dorën e majtë kur shpërtheu mina. Sipas Shoqatës Mjekësore Lviv (LMA), çifti ishte “në një rrugë të njohur” kur ndodhi incidenti. Më tej LMA tha se ajo u kthye për të paralajmëruar Viktorin, disa sekonda para shpërthimit.

Viktori shpëtoi i padëmtuar. Oksana iu nënshtrua katër operacioneve pasi u evakuua në Dnipro. Pas shërimit të plagëve të saj, mjekët filluan të përgatisin gjymtyrët e saj për protezë. Ajo arriti në Lviv katër ditë më parë për një procedurë për vendosjen e protezave. Ishte në qytetin perëndimor të Ukrainës që të dy Oksana dhe Viktor vendosën të lidhin marrëdhënien e tyre në martestë.

Videoja e kërcimit të tyre është kapur në kamera nga një vullnetar në spital. Pamjet e bukura tregojnë Viktorin duke mbajtur Oksanën lart në një përqafim të ngrohtë ndërsa kamera lëviz me ta. Një Oksana e buzëqeshur shihet duke falenderuar të pranishmit në dhomën e spitalit të cilët duartrokasin për gjestin e ëmbël.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2022, 21:28

Biden: E drejta e abortit është themelore

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se e drejta e gruas për të kryer abort “është e drejtë themelore”. Biden i bëri komentet pas rrjedhjes ...