Bota

Komandanti ukrainas: Dy gra u vranë ndërkohë forcat ruse vazhdojnë bombardimet në Azovstal

3 Maj 2022, 16:17 Nga DOSJA
Komandanti ukrainas: Dy gra u vranë ndërkohë forcat ruse

UKRANË- Dy gra janë vrarë dhe rreth 10 persona janë plagosur ndërkohë që forcat ruse vazhdojnë të bombardojnë fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, sipas gazetës ukrainase Ukrayinska Pravda.

Sipas Sky News, komandanti ukrainas Svyatoslav Palamar ka thënë se trupat e dy grave ishin nxjerrë nga poshtë rrënojave ndërkohë që sulmet ajrore të Kremlinit mbi uzinë vazhdojnë.

“Në këtë minutë, një sulm masiv në uzinën Azovstal është duke u zhvilluar, i mbështetur nga automjete të blinduara dhe tanke, me përpjekje për të zbritur duke përdorur varka dhe një numër të madh këmbësorie. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zmbrapsur këtë sulm, por ne po bëjmë thirrje për veprim të menjëhershëm për evakuimin e civilëve,”– tha Palamar për Ukrayinska Pravda.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota fabrika e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi svyatoslav palamar fabrika e çelikut azovstal lufta ukraine-rusi svyatoslav palamar

Sondazh

Poll