Bota

‘Kërkesat për Kosovën’, Kurti bisedon me avokatët e Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit

3 Maj 2022, 15:13 Nga DOSJA
‘Kërkesat për Kosovën’, Kurti bisedon me

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme ka biseduar me anë të videokonferencës rreth dy orë me avokatët e ish-pjestarëve të UÇK-së të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e kryeministrit ku në një deklarat u tha se ky takim është mbajtur për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga avokatët në adresë të Qeverisë së Kosovës.

Takimi u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Sipas njoftimi Kurti ka kërkuar që takime të tilla të bëhen herë pas here për të qenë më të azhornuar në lidhje me vijueshmërinë e çështjes.

Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Media të Kryeministrisë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kosova ne hage albin kurti kosova ne hage

Sondazh

Poll