Bota

Kancelari gjerman: Mos mendoni se Putini “imperialist” nuk do të sulmojë vendet e tjera

3 Maj 2022, 15:00 Nga DOSJA
Kancelari gjerman: Mos mendoni se Putini “imperialist” nuk do

GJERMANI- Kancelari gjerman u takua me kryeministret e Suedisë dhe Finlandës ku theksoi se do të mbështeste vendimin e tyre për t’u anëtarësuar në NATO si dhe paralajmëroi se synimet e presidentit rus nuk janë vetëm në ukrainë.

Askush nuk mund të supozojë se Rusia nuk do të sulmojë vendet e tjera, duke pasur parasysh shkeljen e ligjit ndërkombëtar në Ukrainë, ” tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Scholz u takua me kryeministret e Suedisë dhe Finlandës, Magdalena Anderson dhe Sana Marin, të cilat, morën pjesë në takimin e kabinetit gjerman për të nisur një takim dy-ditor në Schloss Meseberg mbi situatën e sigurisë në Evropë. Ai tha se Gjermania do të mbështesë Finlandën dhe Suedinë nëse vendosin të anëtarësohen në NATO.

Sipas kancelaritt, pushtimi rus i Ukrainës theu rendin pas Luftës së Dytë Botërore dhe detyroi Evropën të forconte strategjinë e saj të mbrojtjes. Në një intervistë  për revistën Stern, Scholz thuhet se ka thënë se politika e presidentit rus Vladimir Putin ishte imperialiste dhe i konsideronte vendet fqinje si oborrin e Rusisë.

Politika e Putinit është imperialiste. Ai dëshiron të zgjerojë territorin e tij dhe të shtyjë kufijtë me forcë. Po përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të rivendosë rëndësinë e vjetër të Rusisë në një botë që ka ndryshuar”.-tha Scholz.

LAJMI KRYESOR: LUFTA! SHBA: Moska planifikon të aneksojë Donetsk dhe Luhansk, Britania premton ndihmë

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi magdalena anderson olaf scholz sana marin lufta ukraine-rusi magdalena anderson olaf scholz sana marin

Sondazh

Poll