Art&Argëtim

U ndje mungesa e saj, muzeu krijon statujën e Rihannës nga kopertina e Vogue në Met Gala

3 Maj 2022, 14:23 Nga DOSJA
U ndje mungesa e saj, muzeu krijon statujën e Rihannës nga kopertina e

SHBA- Mungesa e Rihannës, e cila është kthyer në ikonën absolute të modës, në Met Gala të këtij viti duket se është nfdjerë nga të gjithë dhe për të nderuar yllin e popit, Vogue dhe Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork kanë krijuar një skulpturë mermeri me detaje floriri, që e përfaqëson atë.

Në fakt, Muzeu Met është kujdesur që këngëtaren e njohur ta prezantojë në shtatzëninë e saj dhe jo në një fazë tjetër të jetës së saj, duke theksuar kështu kontributin e saj në modernizimin e veshjeve për gratë shtatzëna. Në fund të fundit, ajo shumë herë e ka shprehur publikisht dëshirën për të sjellë një “ajër tjetër” në botën e modës.

Ndryshe nga shumica e grave shtatzëna, këngëtarja e njohur jo vetëm që nuk e fsheh barkun e fryrë, por kujdeset ta nxjerrë në pah në çdo paraqitje, duke zgjedhur veshje seksi dhe joshëse.

Trupi im po bën gjëra të jashtëzakonshme tani dhe nuk do të kem turp për këtë. Është një periudhë që normalisht duhet ta festoj. Pse dikush duhet të fshehë shtatzëninë e saj? Shpresoj se mund të ripërcaktojmë atë që konsiderohet ‘e denjë’ për gratë shtatzëna,” tha Rihanna në një intervistë për Vogue.

Llogaria zyrtare e Muzeut në Instagram ka postuar një video ku shfaqet statuja e Rihannës dhe poshtë saj shkruan: Zakonisht, statuja më emblematike e një perëndeshë në Muzeun Metropolitan konsiderohet të jetë ajo e Paqes. Por tani kemi Rihanna-n, direkt nga kopertina e Vogue.

Më pas këngëtarja ka ripostuar videon, duke falenderuar krijuesit për “nderin që i kanë bërë asaj”.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz met gala 2022 rihanna met gala 2022 rihanna

Sondazh

Poll