Art&Argëtim

FT- Kim Kardashian shkëlqen me fustanin e Marilyn Monroe: Humba 7 kg vetëm që ta vishja

3 Maj 2022, 07:26 Nga DOSJA
FT- Kim Kardashian shkëlqen me fustanin e Marilyn Monroe: Humba 7 kg

SHBA– Kim Kardashian u shndërrua në legjendën e filmit, Marilyn Monroe, pasi shkoi në “MET Gala” me një fustan të veshur në vitin 1962, i cili kushtonte jo më pak se 5 milionë dollarë. Sipas Blic, pas disa javësh spekulimesh për veshjen e saj, Kim mbërriti e veshur me fustanin ikonik, i zbukuruar me rreth 6000 kristale. Madje leu dhe flokët bionde për të ngjasuar sa më shumë më Marilyn Monroe. 

“Ky është një fustan Marilyn Monroe. Është 60 vjeç. Më erdhi një ide ta vesh dhe ta provoja. Erdhën roje të armatosura me doreza. E provova dhe nuk më shkonte. Më duhej të humbja më shumë se 7 kg isha e vendosur që do ta veshja. Për të pasur një linjë të përshtatshme për veshjen e kultit, Kim nuk ka ngrënë sheqerna dhe karbohidrate për tre javë. Dhe për t’u dukur sa më të kujton Marilyn-in, ajo i ka lyer flokët blu,“-tha Kim.

Pronari i saj i radhës u bë Muzeu i “Ripley’s Believe It Or Not”, i cili e bleu në 2016 për 4.8 milionë dollarë dhe e mbajti në kushte të veçanta: në temperaturë 20 gradë Celsius dhe lagështi 40 deri në 50 për qind.

Fotografët, vunë re rojet duke nxjerrë fustanin nga muzeu ‘Ripley’s Believe It Or Not”, muajin e kaluar dhe Kim tha në premierën e fundit të “The Kardashians” se mund të mos ishte në gjendje të vishte, por ia vuri qëllim vetes duke zgjedhur të heqë dorë nga karbohidratet dhe sheqeri për tre javë. Fustani që Marilyn Monroe veshi në vitin 1962 u krijua sipas një skice nga Bob Mackie. Aktorja Monroe mendohet se ka paguar 1440 dollarë dhe më pas fustani është shitur në ankand në vitin 1999 për 1 milion dollarë.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz bob mackie kim kardashian marilyn monroe pete davidson bob mackie kim kardashian marilyn monroe pete davidson

Sondazh

Poll