Art&Argëtim

MET GALA! Veshjet spektakolare në Tapetin e Kuq, nga familja Kardashian te Hillary Clinton

3 Maj 2022, 05:38 Nga DOSJA
MET GALA! Veshjet spektakolare në Tapetin e Kuq, nga familja Kardashian te

SHBA– Mbrëmjen e kaluar u mbajt Met Gala! Nata më e madhe e modës bëri bashkë personazhet e njohur botëror. Zonja e Parë Jill Biden mbajti fjalën e hapjes në Met, duke theksuar historinë “e pasur dhe të thellë” të dizajnit amerikan.

“Është një histori inovacioni dhe zgjuarsie, rebelimi dhe rinovimi”, tha ajo. “Shpesh është shkruar nga ata që janë në hije, që nuk njihen për ndikimin dhe artin e tyre, por këtu në Met tregohen historitë e tyre. Zëri i tyre ngrihet dhe vepra e tyre mund të shkëlqejë.”

Familja Kardashian-Jenner, Gigi Hadid, Nicky Minaj, Cardi B, Blake LiVely, Hilary Clinton ishin disa nga personazhet që morën pjesë.

Kim Kardashian u vesh si Marilyn Monroe. Ajo u vesh me fustanin origjinal shumëmilion që Monroe veshi kur këndoi “Happy birthday, Mr President”.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

foto galeri showbiz met gala met gala 2022 met gala met gala 2022

Sondazh

Poll