Bota

VIDEO/ ‘Avioni i fundit’ i Putin shihet duke fluturuar në Moskë

3 Maj 2022, 11:27 Nga DOSJA
VIDEO/ ‘Avioni i fundit’ i Putin shihet duke fluturuar në

RUSI– Avioni special i Vladimir Putinit ‘Doomsday’ është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit. Një video e postuar në media tregon momentin e fluturimit të avionit, raporton DailyMail. Zyrtarët rusë kanë këmbëngulur se avioni do të shfaqet në paradën vjetore të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq dhe është i përfshirë në ‘prova’ për shfaqjen.

Avioni gjigant i epokës sovjetike , pa dritare përveç kabinës dhe i njohur si “Kremlini Fluturues” nuk është parë në një përkujtimore të Ditës së Fitores  duke shënuar humbjen e Hitlerit dhe fundin e Luftës së Dytë Botërore që nga viti 2010.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll