Bota

Gjermania në panik/Ministrja: Qytetarët të furnizohen me ushqime, bunkerët të riaktivizohen

2 Maj 2022, 21:15 Nga DOSJA
Gjermania në panik/Ministrja: Qytetarët të furnizohen me ushqime,

GJERMANI- Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shkaktoi një bujë të madhe me rekomandimin e saj për familjet private që të grumbullonin furnizime emergjente. Megjithatë, ajo thekson se ky është një rekomandim krejtësisht normal që vlen gjithmonë dhe nuk do të thotë se ekziston rreziku i afërt i luftës. Berliner-zeitung shkruan se Faeser (SPD) dëshiron të riaktivizojë strehimoret e papërdorura. Në sfondin e luftës në Ukrainë, Faeser këshillon qytetarët që të marrin masa paraprake në rast krize.

“Mendoni, për shembull, sulmet kibernetike në infrastrukturën kritike. Nëse rryma fiket për një periudhë më të gjatë kohore ose jeta e përditshme është e kufizuar në ndonjë mënyrë tjetër, atëherë patjetër që ka kuptim të kemi një furnizim urgjent në shtëpi.”  tha Faeser. Në këtë kontekst, Faeser iu referua një liste të publikuar nga Zyra Federale për Mbrojtjen Civile për furnizimet që gjermanët duhet të blejnë, në të cilën futen ushqimet bazë, siç janë vaji, mielli, uji si dhe ushqimet e paketuara.

Në të njëjtën kohë, ministrja theksoi rëndësinë e mbrojtjes civile, të cilës i dha “prioritet të lartë”. Në Gjermani është dhënë urdhër që të pastrohen të gjithë Bunkerët, ndërkohë që gjithashtu janë këshilluar të moshuarit që të furnizohen me ilaçe. Gjithashtu qytetarëve u është bërë thirrje që të kursejnë energji elektrike si dhe kaldajat i mbajnë të fikura, pasi nuk dihet se sa furnizim me gaz kanë.

“Ne duhet të arrijmë shpejtësinë këtu në mënyrë që të jemi në gjendje të përballojmë krizat e ndryshme – pandemitë, pasojat e ndryshimeve klimatike, rreziqet e luftës. Duhet të kontrollohet se cilat masa mbrojtëse janë të nevojshme. Kjo nuk prek vetëm çështje teknike, por edhe furnizime për ushqime, ilaçe apo furnizime mjekësore”. Në Gjermani ka ende 599 strehimore. Ka edhe disa që sot përdoren ndryshe. Ka kuptim nëse riaktivizojmë disa prej tyre,” tha Faeser.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nancy faeser lufta ukraine-rusi nancy faeser

Sondazh

Poll