Bota

Tragjedi për ish-ministrin grek, gjeti të birin, të vdekur në Exarchia

2 Maj 2022, 20:04 Nga DOSJA
Tragjedi për ish-ministrin grek, gjeti të birin, të vdekur

GREQI- Djali i ish-ministrit të Brendshëm Argyris Dinopoulos është gjetur i vdekur në rrethana të paqarta. Iefimerida shkruan se djali i ish-ministrit të Demokracisë së Re u gjet mëngjesin e së dielës në një apartament në Exarchia, në rrugën Bouboulinas nr.15, i vdekur në divan, në dhomën e ndenjes. Nuk u konstatuan gjurmë cenimi të banesës.

I riu fatkeq është lokalizuar kur babai i tij ka shkuar në banesë dhe ka hapur derën me ndihmën e një bravandreqës, pasi ka qenë i shqetësuar pasi djali i tij nuk po i përgjigjej telefonit. Sipas informacioneve të para, autoritetet ia atribuojnë vdekjen shkaqe patologjike. Pranë tij u gjetën pilula që po merrte pasi vuante nga diabeti.

Nesër të martën pritet të kryhet autopsia nga mjekja Sultana Marianou për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së tij. Djali i ish-deputetit, ministrit dhe gazetarit, Argyris Dinopoulos, Vassilios-Spyridon, ishte 33 vjeç, i lindur në vitin 1989.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni argyris dinopoulos vassilios-spyridon argyris dinopoulos vassilios-spyridon

Sondazh

Poll