Bota

Aksidente masive në Kosovë, humbin jetën 2 persona, lëndohen 10 të tjerë

2 Maj 2022, 17:51 Nga DOSJA
Aksidente masive në Kosovë, humbin jetën 2 persona, lëndohen

KOSOVË- Dhjetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes pesë veturave në fshatin Abri e Epërme, në vendin e quajtur Garrapole të Drenasit. Telegrafi shkruan se rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkaq aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00.

Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë dhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, deklaroi ai.

Më herët, pikërisht në komunën e Drenasit, një grua dhe një fëmijë 7-vjeçar humbën jetën si pasojë e një aksidenti. Po ashtu tre persona të tjerë mbetën të lënduar. Për shkak të kushteve atmosferike apelohet nga ngasësit të kenë kujdes në përshtatjen e shpejtësisë.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni agron borovci. aksident në kosovë agron borovci. aksident në kosovë

Sondazh

Poll