Art&Argëtim

Peticion për Ronela Hajatin: Mos i ndryshoni asgjë korografisë së saj!

2 Maj 2022, 16:52 Nga DOSJA
Peticion për Ronela Hajatin: Mos i ndryshoni asgjë korografisë

TIRANË– Censurimi i një gjesti provokues nga performanca e këngëtares shqiptare Ronel Hajati në Eurovision ka bërë që të nisë një peticion, përmes të cilit kërkohet lënia e koreografisë siç ishte planifikuar në fillim. Peticioni po shpërndahet masivisht në rrjet dhe kërkohet që të plotësisht nga të gjithë shqiptarët e mbështetësit e këngëtares. Aty shkruhet se përfaqësuesja e Shqipëria ka punuar për të paktën tre muaj për një krografi të tillë, që të ‘hedhë në kosh’ gjithçka në momentin e fundit.

“Eurovizioni është një konkurs ku çdo artist është i lirë të performojë dhe të tregojë idetë e tij të performancës. Performanca e Ronelës nuk është në këtë rast sepse Eurovision e konsideron atë “provokuese”, ndërsa kur disa vende janë apo kanë qenë edhe më provokuese, nuk e kanë censuruar performancën. Nuk mund t’i lëmë tani të hedhin në kosh 3 muaj punë të palodhur nga Ronela dhe stafi i saj, ndaj ju lutemi nënshkruani këtë peticion!!!”- shkruhet në tesktin e peticionin.

Për të nënshkruar peticionin, KLIKONI KËTU.

Ç’ka ndodhur mes këngëtare shqiptare dhe Eurovision?

“Sekreti” i Ronela Hajatit ka dale por “Eurovision Song Contest” nuk është i kënaqur me koreografinë e saj dhe ka kërkuar që të ndryshohet në më pak se 10 ditë nga nata e parë kur këngëtarja do të performojë në skenën e Torinos. Me anë të një e-maili, nga organizatorët është kërkuar që të hiqet nga performanca pjesa kur Hajati prek me dorë pjesën e saj intime, me pretendimin se skena është “+18” dhe nuk i shkon përshtat natyrës së garës. Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja e cila mërzinë e ka shfaqur në rrjetet sociale ku ka bërë një status me disa ikona në formë fytyre të përlotur.

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz eurovision 2022 ronela hajati eurovision 2022 ronela hajati

Sondazh

Poll