Art&Argëtim

‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës për Partinë Demokratike (VIDEO)

2 Maj 2022, 11:51 Nga DOSJA
‘Ti dhe Muli keni mbetur’/ Si u përmbush profecia e Ramës

TIRANË– Situata në Partinë Demokratike mund të ishte parashikuar vetëm nga një njeri…askush tjetër veç kryeministrit Edi Rama. Më 13 tetor të vitit 2017, plot 5 vite më parë, kryeministri Edi Rama ironizonte “besnikët” e PD-së, pa e ditur në fakt se fjala e tij do të kthehej në një profeci për kampin kundërshtar.

Atë ditë Kuvend u zhvillua mes akuzave të forta të opozitës ndaj kryeministrit Edi Rama, dhe e anastasjellta. Deri këtu, asnjë surprizë. Por në momentin që tashmë ish-kryedemokrati Lulzim Basha u afrua në foltoren e Kuvendit për të marrë fjalën për të replikuar, Rama i drejtua Berishës duke i thënë se nëse do të vinte ai do ta lironte Foltoren, ose vetëm nëse i jepte leje Bashës. E teksa fliste, skanoi deputetët duke vënë re mungesën e Flamur Nokës, të cilën e komentoi kështu:

PJESË NGA BISEDA:

Edi Rama: Mos u ço se nuk kam mbaruar

Vasilika Hysi: Të lutem zoti Basha ka kërkuar për replikë fjalën doktor Berisha

Edi Rama: Nuk kam mbaruar. Ulu, jo! Ulu atje. Sali e di pse… Malli është ndjenjë njerëzore! E kapi papritur një mall dhe më erdhi përballë. unë u emocionova, por unë kurrë nuk mund ta lija që merrte fjalën para teje.

Sali Berisha nga vendi: Ik merr fjalën kryetar

Edi Rama: Fjalën atij vetëm ti mund t’ja japësh? Ia dhe? Sali, unë para teje atij nuk ia lija fjalën. E kishe ti radhën.Se rrezik pastaj na hidhet Flamur Noka nga ballkoni i SHQUP-it, po nuk fole ti. A e kupton? Tani që po iu shikoja. Ore pa Flamurin, vetëm Saliu paska ngelur nga PD-ja këtu. Se këtu… O Gramoz vetëm Saliu ka mbetur. Tani Sali do flasësh ti apo ai? Po fole ti, unë ika. Po foli, ai do vazhdoj.

Për ironi, se ndoshta as Rama nuk do e kishte menduar, fjalët e tij rezultuan të vërteta. Pas shpalljes së Berishës “non grata”, Noka ishte një ndër të parët që i qëndroi në krah, ndërsa nuk e ka lënë vetëm në asnjë dalje publike. Ai, Edi Paloka, Albana Vokshi, Tritan Shehu, Luan Baçi dhe Belind Këlliçi nuk e kanë lënë vetëm për asnjë sekondë liderin historik të PD-së. Megjthatë Paloka merr gjithmonë medaljen e artë, e nuk bën gjë tjetër veç sa plotëson profetësinë e Ramës. Këtë, pak po e sigurtë, e parashikoi.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

dikur dikur edi rama flamur noka sali berisha edi rama flamur noka sali berisha

Sondazh

Poll