Art&Argëtim

‘Ndrysho koreografinë’/ Eurovizioni i vuri KUSHT, Ronela Hajati ‘shpërthen’ në të qara

2 Maj 2022, 07:54 Nga DOSJA

TIRANË– 8 ditë para nisjes së “Eurovision”, përfaqësuesja e Shqipërisë Ronela Hajati do duhet të bëjë një ndryshim shumë të madh, atë të koreografisë. Ekipit shqiptar i është kërkuar të ndryshojë koreografinë pas provave të djeshme pasi konsiderohet sipas tyre si shumë provokative teksa nuk ka ende një reagim zyrtar. Kjo nuk është pritur mirë nga këngëtarja e cila mërzinë e ka shfaqur në ‘Tëitter’. Ajo ka postuar disa fytyra duke qarë në një postim. 

Ronela Hajati u shpall fituese e Festivalit të RTSH-së me këngën e saj “Sekret” dhe do të performojë e para, natën e parë të Eurovision, më 10 Maj në Itali. Stafi organizues i Eurovizionit, ka kërkuar nga epiki shqiptar që të hiqet nga koreografia pjesa kur Hajati prek me dorë pjesën e saj intime, me pretendimin se skena është “+18” dhe nuk i shkon përshtat natyrës së garës. Diskutim ka hapur dhe e gjithë koreografia që në fakt flet për një dashuri mes dy vajzave, ku Hajati performon me balerinën shqiptare, Klaudia Pepa.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz ronela hajati ronela hajati

Sondazh

Poll