Bota

Lufta në Ukrainë, përbledhja e ngjarjeve kryesore të ditës

1 Maj 2022, 17:56 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë, përbledhja e ngjarjeve kryesore të

UKRAINË- Lufta në Ukrainë, po vijon edhe sot, ku Rusia po tenton të pushtojë qytetet në pjesën lindore. Këtu keni një përmbledhje të ngjarjeve kryesore të ditës së sotme.

Një operacion për evakuimin e civilëve të bllokuar në një fabrikë çeliku në qytetin jugor të Mariupol është duke u zhvilluar, thotë OKB.

Presidenti ukrainas thotë se një grup prej rreth 100 personash janë larguar dhe duhet të mbërrijnë në qytetin e Zaporizhzhia nesër

Një plan evakuimi për banorët nga pjesë të tjera të Mariupolit është shtyrë deri të hënën në mëngjes

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka udhëhequr një delegacion të Kongresit në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky.

Ajo premton mbështetjen amerikane “derisa lufta të përfundojë” dhe thotë se Kongresi do të lëvizë shpejt për të miratuar 33 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Trupat ruse që kontrollojnë qytetin e Kherson thonë se rubla do të përdoret atje nga e diela

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll