Bota

Zyrtari ushtarak i Kharkiv: Kemi rimarrë katër vendbanime

1 Maj 2022, 16:39 Nga DOSJA
Zyrtari ushtarak i Kharkiv: Kemi rimarrë katër vendbanime

UKRAINË- Kreu i administratës ushtarake në Kharkiv ka konfirmuar se katër vendbanime janë rimarrë nga rusët. BBC shkruan se Oleg Sinegubov tha se ushtarët ukrainas kanë rifituar kontrollin e plotë mbi Kutuzovka, Verkhyna Rohanka, Slobidske dhe Prelensne.

“Në Kutuzovka, rreth njëqind njerëz, shumica prej tyre të moshuar dhe fëmijë, jetuan në bodrume të ftohta për dy muaj pa furnizime me dritë, gaz dhe ushqim. Sot mbrojtësit tanë u pritën me lot”, tha Sinegubov.

Por ndërsa situata është përmirësuar disi për njerëzit në ato rajone, bombardimet kanë vazhduar. Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës, ishte një nga vendet që u vu nën sulmin e hershëm rus.

LAJMI KRYESOR/ LUFTA/Kievi mbyll portet e qyteteve të pushtuara, Zelenskyy thirrje rusëve: Mos luftoni më

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi oleg sinegubov lufta ukraine-rusi oleg sinegubov

Sondazh

Poll